Seriali i suksesshëm latin “Pasionet e Fshehta” po rikthehet pas gati dy dekadash me kasti origjinal të dramës romantike që pritet të shfaqet vitin e ardhshëm në Telemundo.

Pas dy dekadash, rikthimi i tyre në ekran është një vazhdim që premton të vazhdojë historinë që magjepsi shikuesit midis tetorit 2003 dhe korrikut 2004 në transmetimin e tij të parë. Natyrisht, përveç aktorëve origjinalë, në sezonin e dytë do të shfaqen fytyra të reja në projektin Telemundo.

Tani, pothuajse 20 vjet më vonë, Paola Rey dhe Juan Alfonso Baptista po e vendosin veten edhe një herë në vendin e personazheve të tyre ikonë për të vazhduar historinë e vëllezërve Reyes dhe motrave Elizondo në sezonin e dytë të “Pasionet e Fshehta “.

Numërimi mbrapsht ka filluar dhe çdo herë e më shumë po zbulohen detaje rreth sezonit të dytë.

Ndonëse ende nuk ka një datë të saktë të publikimit, tani fansat e tyre mund të shohin ‘trailerin’ e parë që u lansua mbrëmë (12 dhjetor).

Gjithçka do të nisë me një krim tragjik që përfshin vdekjen e një mësuesi që trondit familjen pasi provat tregojnë se fëmijët e njërit prej çifteve janë fajtorë të mundshëm, duke shpalosur një sërë ngjarjesh zemërthyese që do të vënë sërish në provë dashurinë dhe besnikërinë e tyre.

Më 18 tetor, Telemundo zyrtarizoi fillimin e prodhimit të sezonit të dytë të serialit të suksesshëm dhe me fillimin e regjistrimeve u shfaqën fotografitë dhe videot e para të punës që po kryhej në fermë.

Sipas blogut ‘ La Negra Candela ‘ nga gazetarja, Graciela Torres, regjistrimet e sezonit të dytë të po bëhen në Kolumbi, konkretisht në Villa de Leyva.

“Pasionet e Fshehta” konsiderohet si një ndër serialet më të suksesshme latine, duke u shfaqur në mbi 120 vende të botës, prandaj edhe rikthimi i tyre pritet të ketë të njëjtën bujë. /TV Malisheva

 

 

 

Share.