Gazetari palestinez nga Rripi i Gazës, Muhammed Smiry publikoi një video të vendbanimit të shkatërruar plotësisht Al Rimal, ndërkohë që Izraeli bombardoi pikën kufitare Rafah që lidh Gazën dhe Egjiptin.
Një video e publikuar në platformën X tregon një pjesë të qytetit që u shkatërrua plotësisht nga sulmet ajrore izraelite.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 830 njerëz u vranë dhe më shumë se 4000 u plagosën në sulmet izraelite.
Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 180 mijë banorë të Gazës kanë mbetur të pastrehë, raporton bbc.
Al-Rimal neighborhood, nothing but destruction. #Gaza pic.twitter.com/vUtgLW7WCN
— Muhammad Smiry 🇵🇸 (@MuhammadSmiry) October 10, 2023
/TV Malisheva