Festat e fundvitit janë në prag dhe idetë për të pasuruar tryezën tonë janë të shumta, por një prej ideve shumë të shijshme është Pula me kajmak në tavë.
Koha e përgatitjes: Mesatarisht e gjatë
Sasia: Për 6 persona
Lloji i specialitetit: Kuzhina tradicionale dhe botërore
Përbërësit:
1 gjalpë Rama
1 Qepë
1 karrotë, të prerë në rrathë
Gjysmë spec ci kuq
Gjysmë spec i gjelbër
2 lugë miell
3 lugë ajkë të freskët Schmand
Lëng pule
Një pulë e freskët nga linja Natur e Perutnina Ptuj
Procesi i përgatitjes:
Pjekeni dhe para-përgatiteni pulën.
Përgatitni salcën, të piqen qepët e prera dhe të shkrira në gjalpë derisa të bëhen të verdha, më pas shtoni karrotat e prera në rrathë.
Nëse është e nevojshme, shtoni pak ujë që të mos digjen. Kur uji të zihet, shtoni edhe specat e prera, hidhni miellin, ajkën Schmand dhe lëngun e pulës.
Kullojeni salcën, prejeni pulën e pjekur në pjesë më të vogla nëse keni dëshirë.
Vendosni mishin në një pjatë dhe shtoni salcën mbi. /TV Malisheva