Ndajmë me ju recetën për një vakt të shijshëm për të gjithë adhuruesit e ushqimeve djegëse.
Në një enë hidheni vajin, kripën, piperin dhe mëlmesa të freskëta sipas dëshirës.
Shtoni edhe hudhrën, ketchupin, ajvarin, borzilokun dhe rozmarinën e pak mustardë.
Përziejini mirë e në këtë masë vendosini shpatullat e pulës.
Patatet pritini në kubikë të vegjel dhe edhe ato vendosini në marinadën e shpatullave.
Lërini të gjitha bashkë që të pushojnë për një orë në këtë marinadë e më pas piqini në furrën e parangrohur në 220 gradë derisa të skuqen mirë.
2 shpatulla pule
vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
fara sezami
hudhër
ketchup djegës
1 lugë gjelle ajvar
borzilok
rozmarinë e freskët
pak mustardë
patate /TV Malisheva