Visar Bekaj pritet që karrierën ta vazhdojë jashtë vendit, diçka që dihej prej kohësh, teksa zyrtarizoi edhe largimin nga Prishtina.

Portieri i Kombëtares së Kosovës do të transferohet në Bundesligë te skuadra e Hoffenheimit.

“Po pres që të nënshkruaj kontratën në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme. Çështja është e kryer, do të jem pjesë e Hoffenheimit”, deklaroi Bekaj për “Indeksonline”.

22 vjeçari është rritur si portier i Prishtinës, duke mbrojtur ngjyrat ‘bardhë e kaltër’ që nga viti 2014.

Share.