Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbyllur sesionin pranveror dhe deputetët do t’iu rikthehen seancave plenare në javën e dytë të shtatorit.

Mirëpo, ka të atillë që mendojnë se deputetët duhet të kishin miratuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, pjesë e së cilës është tërheqja e 10% të Trustit, para se të shkonin në pushime.

Sindikata e re e Punëtorëve të KEK-ut është njëra sindikatat që iu ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë projektligj.

Nënkryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica, deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për punëtorët e KEK-ut dhe se Kuvendi duhet të reflektojë dhe të votojë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Llumnica u shpreh se tërheqja e 10 përqindëshit të Trustit nuk i ndihmon vetëm qytetarëve por edhe bizneset.

Llumnica: Deputetët duhet të votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

“Qeveria e Kosovës nuk është duke bërë asgjë për punëtorët e KEK-ut, faktikisht, ne pritëm që të votohet kjo pako e rimëkëmbjes ekonomike ku hyn edhe Trusti pensional prej 10 përqind. Punëtorët e KEK-ut na kanë autorizuar të kërkojmë prej deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta votojnë (projektligjin për rimëkëmbje), jo se po na i jep Qeveria këto para, jo sepse është gjithçka mirë, mirëpo nëse paratë tona të kursyera deri me tash nuk i shfrytëzuam kësaj radhe, atëherë kur duam t’i shfrytëzojmë ato. Janë ditët më të vështira, besoj që nuk i kemi kaluar asnjëherë këto ditë të vështira që nga pas lufta edhe pse të mos shfrytëzohen ato mjete prej 10 përqind. Ne kemi dëgjuar opinione dhe sugjerime të tjera nga partitë politike dhe deputetët tanë në Kuvend që duhet jo më shumë, jo më pak. Kur të duan le të bëjnë edhe një projektligj tjetër, dhe ta kalojnë që është më i mirë, mirëpo, është dashur në këtë kohë ta kalojnë këtë projektligj për arsye se edhe qytetarët kanë nevojë. Marrja e parave tona që janë të kursyera nuk do të thotë që na kishin ndihmuar vetëm neve por i kishin ndihmuar edhe bizneseve dhe qytetarëve të tjerë se është një qarkullim i mirë, prej 200 milionë eurosh”, ka thënë Llumnica.

Llumnica deklaroi se iu kishin dërguar SMS edhe rreth 70% të deputetëve të Kuvendit të Kosovës duke iu kërkuar që ta mbështesnin këë projektligj.

Llumnica: Iu kemi dërguar SMS edhe deputetëve

“Ne kemi kërkuar edhe publikisht edhe ju kemi dërguar një pjesë të konsiderueshme, afro 70 përqind të deputetëve, ju kemi dërguar edhe mesazh si sindikatë që të votohet ky projektligj më qëllim që ka nevojë punëtori për to dhe ju krijohet një hapësire për ta ndihmuar dikë tjetër”, ka thënë Llumnica.

Llumnica u shpreh se mos votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në seancën e fundit të sesionit pranveror ishin për arsye politike dhe për inate të njeri-tjetrit. Ai tha, këmbëngula se ky projektligj është dashur të votohet sepse qytetarët kanë nevojë për të.

Sa i përket situatës me pandeminë, Llumnica deklaroi se KEK-u vijon të punojë me staf të reduktuar ndërsa punëtorët punojnë deri në 12 orë në një ndërrim./Tv Malisheva

Share.