Një punonjës i konviktit është ndaluar nga policia pasi ushtroi dhunë ndaj studentëve meshkuj në një konvikt privat në Esenler.

Pamjet teksa personi në fjalë dhunon studentët është publikuar në rrjete sociale.

Zyra e Guvernatorit të Stambollit njoftoi se punonjësi i konviktit, i cili u konstatua se ishte i dhunshëm ndaj studentëve është arrestuar dhe gjendet në paraburgim.

Në deklaratë theksohet se ka nisur një hetim administrativ duke caktuar një inspektor nga Drejtoria Krahinore e Arsimit Kombëtar. “Kjo sjellje që përfshin dhunë ndaj nxënësve tanë nuk është kurrë e pranueshme, e dënojmë me keqardhje”, thuhej tutje në deklaratë, transmeton  TV Malisheva.

Share.