Revolucioni i Internetit, të cilin disa studiues amerikanë e konsiderojnë më vendimtar sesa zbarkimi në Hënë, po fillon të krijojë disa probleme, jo vetëm të karakterit teknologjik. Web-i në fakt është bërë një mjedis, në të cilin jetojmë dhe marrim frymë.

Mediat e reja janë të kudogjendura, përbëjnë jetën e përditshme, ofrohen si dimensione sociale, kulturore, politike dhe ekonomike të botës bashkëkohore dhe si të tilla, kontribuojnë në aftësinë tonë për t’i dhënë kuptim botës, për të ndërtuar dhe ndarë domethëniet e saj. Nuk janë vetëm një pasqyrë e realitetit të jashtëm; ato janë vetë realitete.

Algoritmi i motorrëve të kërkimit ndikon në kërkimet tona, algotrading (tregtia e algoritmeve) lëviz miliona dollarë çdo orë, dhe sugjeron zgjedhjet që duhet të bëjmë në jetën e përditshme. Një fuqi e re e padukshme po na dominon, quhet algokraci? Termi u shfaq në vitin 2006 në “Migracioni Virtual”, një libër nga A. Aneesh që përshkruan sistemet e qeverisjes së kompjuterizuar ku kodi (algoritmet) përcakton, organizon dhe kufizon ndërveprimet njerëzore me ato sisteme. Fjala është e formuar nga algo, shkurtim joformal i algoritmit, dhe nga elementi i dytë – kracia, ose pushteti. Pra, pushteti i algoritmeve.

Prej pak kohësh në Shtetet e Bashkuara, ndër pyetjet më urgjente për ata që merren me inteligjencën artificiale, është ajo e etikës së makinave, në mënyrë që algoritmet të mos marrin vendime diskriminuese ose moralisht të papranueshme. Teknologjia nuk është asnjëherë neutrale. Vlera e saj varet kryesisht nga përdorimi që i bëhet asaj, dhe për këtë arsye duket e domosdoshme, si kurrë më parë, nxitja e një debati mbi etikën e teknologjisë, etikën e digjitales.

Presidenti i Microsoft, Brad Smith ka thënë: “Ne kemi qenë gjithmonë të përkushtuar për t’i ndihmuar studentët që të fitojnë aftësitë dixhitale të nevojshme për punët e së ardhmes. Por përgatitja e gjeneratave të reja do të thotë gjithashtu t’i ndihmojmë ata të kuptojnë ndikimin etik, politik dhe shoqëror të tendencave të reja teknologjike”.

Dominimi i algoritmeve? Ka ardhur koha e qeverisjes së parë të Black Mirror? Që në kohën e tij Gëtja, me përrallën e tmerrshme të Mësuesit Magjistar, na kishte mësuar se teknika duhet të mbahet nën kontroll. / bota.al

Share.