Në vend të saj, konsultimet do të zhvillohen në formatin bilateral, shpjegon zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar gatishmërinë e kreut të shtetit ukrainas për të marrë pjesë në telefonatën trepalëshe. “Formati do të jetë bilateral”, nënvizoi Peskov.
Kjo tregon edhe njëherë që palët janë shumë larg nga organizimi i takimit të nivelit të lartë mes presidentëve, Putin dhe Zelensky, gjë e cila nga Ukraina konsiderohet si çelësi për të sjellë paqe dhe përfunduar luftën e nisur nga Rusia më 24 shkurt. Ndërkohë, nga Moska vijnë dhe shpjegime sa i përket gjendjes së shefit të Kremlinit.
Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, përgënjeshtron zërat për një sëmundje të mundshme të presidentit Putin dhe thekson se këtë e konfirmon fakti se ai shfaqet çdo ditë në publik. “Nuk besoj se personat me mendje të shëndoshë mund të shohin shenja të ndonjë sëmundjeje apo shqetësimi”, konfirmoi kryediplomati rus në një intervistë për mediat franceze./TV Malisheva