Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbajtur fjalim në Asamblenë Federale të Moskës.

Putin ka fajësuar Perëndimin per luftën ne Ukrainë gjatë fjalimit të tij rreth dyoresh, vetëm tre ditë pa u bë një vit nga fillimi i agresionit rus atje.

Ai ka quajtur intervenimin perëndimor si ‘fushatë të terrorit”, duke shtuar se “Dua t’ju përsëris atyre që janë fajtorë për luftën dhe po shfrytëzojmë forcën tonë ta ndalojmë”.

Ai gjithashtu, njofton se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në “New Start” – trakti strategjik i reduktimit të armëve midis Amerikës dhe Rusisë, raporton BBC, përcjell /TV Malisheva. 

“Jam i detyruar të lajmëroj sot se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktin e ofenzivës strategjike”, tha ai.

Presidenti rus gjithashtu tha se Rusia duhet të jetë e gatshme të testojë armët nukleare nëse Amerika vepron e para.

“NewStart” është marrëveshja e fundit nukleare midis Rusisë dhe Amerikës, e cila është zgjatur për pesë vjet tjera në vitin 2021.

Në vazhdim, duke folur për ekonominë, Putin thotë se dëshiron të ndërtojë një sistem të sigurtë pagesash ndërkombëtare që do të reduktojë varësinë nga Perëndimi.

“Ne nuk duhet të përsërisim gabimet tona. Ne nuk duhet të shkatërrojmë ekonominë tonë”.

Ai thotë se sanksionet perëndimore të krijuara për ta bërë popullin rus të “vuajtur” nuk kishin sukses dhe pretendon se pjesa e rublave ruse në transaksionet ndërkombëtare është “dyfishuar”.

Pretendimi i Putinit në fjalimin e sotëm se agresioni i Ukrainës u nxit nga Perëndimi është një “absurditet”, thotë një zyrtar i lartë amerikan, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

“Askush nuk po sulmon Rusinë,” thotë këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Ka një lloj absurditeti në nocionin se Rusia ishte nën një formë kërcënimi ushtarak nga Ukraina apo dikush tjetër.”

Fjalimi i Putinit është ndërprerë shpesh nga duartrokitjet e audiencës, e cila përbëhet nga anëtarë të Asamblesë Federale dhe gjithashtu udhëheqës të biznesit dhe ushtarak.

Njerëzit në sallën e mbushur me njerëz janë ngritur disa herë për të duartrokitur presidentin, duke treguar një front tipik të bashkuar edhe përballë tensioneve të përfolura mes drejtuesve të lartë për luftën në Ukrainë, përcjell Klankosova.tv.

Disa nga aleatët më të afërt të Putinit, përfshirë Guvernatoren e Bankës së Rusisë, Elvira Nabiullina, madje thuhet se janë privatisht kundër luftës. Por sot, ata janë, natyrisht, të gjithë këtu.

Putin po trajton shqetësimet për trajtimin e ushtarëve dhe rekrutëve. Gjatë vitit të kaluar, disa llogari janë shfaqur që denoncojnë kushtet në të cilat trupat ruse janë të detyruara të stërviten dhe mungesën e pajisjeve të duhura – dhe kompensimi për ata që kanë vdekur shpesh është konsideruar i pamjaftueshëm.

“Ne të gjithë e kuptojmë, e kuptoj se sa e padurueshme është tani për gratë, djemtë, vajzat e ushtarëve të rënë, prindërit e tyre, të cilët ngritën mbrojtës të denjë të Atdheut”, thotë Putin.

Ai gjithashtu thotë se “është thelbësore që të gjithë pjesëmarrësit në operacionin special ushtarak… të marrin leje vjetore prej të paktën 14 ditësh”.

Putin duket se po përpiqet ta portretizojë bashkimin me ushtrinë si një përpjekje të dëshirueshme duke shpallur paga më të larta, sigurime sociale dhe koncesione për blerësit e shtëpive për ata që punojnë në sektorin ushtarak.

Tash, Putin po flet për planet dhe ambiciet e tij për të ardhmen, veçanërisht duke u fokusuar në përmirësimin e lidhjeve ekonomike.

Ai flet për zgjerimin e autostradave nga Moska në Kazan dhe me Mongolinë dhe Kinën, për të rritur lidhjet e Rusisë me Azinë Lindore.

Putin dëshiron të zhvillojë një korridor ndërkombëtar në veri dhe jug që përmirëson lidhjet me Indinë, Iranin dhe Lindjen e Mesme.

Modernizimi i hekurudhave dhe përmirësimi i rrugëve veriore të anijeve janë gjithashtu pjesë e planeve të tij, thotë Putin.

/TV Malisheva

Share.