Mercenarët rusë të grupit Wagner kanë udhëtuar në Ukrainë me një mision për të vrarë presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky, thonë raportet e inteligjencës ukrainase.
Autoritetet e inteligjencës pranë Ministrisë së Mbrojtjes thanë se presidenti rus Vladimir Putin ‘urdhëroi personalisht një sulm tjetër nga një prej përfaqësuesve të tij’, duke iu referuar grupit Wagner.
“Të gjitha përpjekjet e mëparshme përfunduan në dështimin dhe eliminimin” e mercenarëve të Wagner në duart e forcave ukrainase, shtoi raporti.
Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal dhe shefi i kabinetit presidencial Andriy Yermak u renditën si ndër objektivat e tjerë të vrasjeve.
Kremlini ka mohuar prej kohësh lidhjet me grupin Wagner, një grup mercenar prej 600 vetësh i vendosur në mbarë botën për të kryer ‘’porositë’’ nga Moska.
Deri tani sipas raporteve të inteligjencës ukrainase, presidenti Zelensky i ka shpëtuar tre atentateve, transmeton Daily Mail.
Raportet e inteligjencës kanë pohuar se grupe të luftëtarëve të trajnuar shumë të Wagner-it po prisnin për dritën jeshile nga Kremlini për të hyrë në Ukrainë.
Operativëve thuhet se iu dha një ‘listë vrasjesh’ me 24 persona, duke përfshirë kryeministrin e Ukrainës, të gjithë kabinetin, kryetarin e bashkisë së Kievit Vitali Klitschko dhe vëllain e tij Wladimir – të dy kampionë boksi që janë bërë figura ikonike në vijën e parë të kryeqytetit.
/TV Malisheva