Presidenti rus, Vladimir Putin, është parë duke çaluar ditën e sotme, në paradën për festën kombëtare të Ditës së Fitores Ruse kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kjo u bë shkak që mediat e huaja të shkruajnë rreth gjendjes shëndetësore të presidentit rus, duke thënë se Putin vuan nga një sëmundje.
Gjithashtu lideri i Rusisë vendosi një batanije mbi gjunjë, derisa ishte ulur për të parë paradën e ushtrisë ruse.
Veprimet e fundit të Putinit përforcojnë më shumë thashethemet se presidenti rus vuan nga sëmundje të shëndetit mendor, raporton Daily Mail.
Valery Solovei, një analist politik dhe kritik i shquar i Putinit, filloi të përhapte thashethemet në fund të vitit 2020, duke sugjeruar gjithashtu se ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit.
Thashethemet tërhoqën aq shumë vëmendje, sa që propaganda e Kremlinit u detyrua t’i mohonte kategorikisht ato.
Por, spekulimet janë rikthyer sërish në fillim të luftës.
Pamjet e publikuara nga takimi me presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko në fazat e para të luftës, dukeshin gjithashtu se tregonin dridhje të theksuara të krahëve dhe këmbëve të Putinit.
Dridhja është një nga simptomat kryesore të Parkinsonit – një gjendje nga e cila mendohet se ka vuajtur Hitleri në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Teksa Putini u ul me Lukashenkon, ai u pa duke kapur krahun e karriges, ndoshta kjo një përpjekje për të ndaluar dridhjet./TV Malisheva