Në fund të vizitës së tij në Kinë, presidenti rus Vladimir Putin gjatë një konference për shtyp tha se është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Meqë ra fjala, fola edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është i shqetësuar për situatën në rajonin e tij, në Serbi”, tha Putin dhe shtoi: “Ne ndajmë shqetësimin”, raporton RT Balkan.

Putin foli me presidentin kinez Xi Jinping për tre orë.

Ata folën për ekonominë, politikën, situatën në Lindjen e Mesme. Presidenti shtoi se kërcënimet e përbashkëta vetëm sa forcojnë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës.

Projektet e mëdha që Kina dhe Rusia synojnë të realizojnë në 30 vitet e ardhshme janë konkrete, theksoi presidenti rus, përcjell RT Balkan.

Më herët, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve serbë, tha se është takuar shkurtimisht me Presidentin e Federatës Ruse dhe se po “shpërthejë nga vetëbesimi”.

Presidenti rus dhe ai serb po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik dhe Politik të Brezit dhe Rrugës në kryeqytetin kinez, Pekin.

/TV Malisheva

Share.