Vladimir Putinit i kanë mbetur vetëm edhe dhjetë ditë për të fituar luftën në Ukrainë, para se forcat e tij të kolapsojnë, kanë pohuar ekspertët e mbrojtjes, shkruan The Sun.
Tirani rus kishte pritur një fitore të shpejtë kur ai kishte urdhëruar pushtimin me 23 shkurt, por forcat e tij janë përballur me një rezistencë të fuqishme, me 150 ushtarë të Kremlinit të vrarë gjatë natës në Mariupol.
Gjatë pushtimit janë parë të shkatërrohen aeroplanë luftarakë, tanke të djegura dhe video të ushtarëve rusë të zën robë.
Ukraina ka theksuar se ajo i ka vrarë rreth 13.500 trupa të rusisë dhe se ka shkatërruar një pjesë të madhe të ekuipazhit ushtarak.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se gjatë natës ‘qindra’ helikopterë dhe tanke ruse janë shkatërruar në luftime.
Në mesin e të vrarëve janë së paku 12 komandantë të lartë përfshirë 3 gjeneralë, kurse i fundit që është vrarë është një komandant i spiunazhit.
Tani një burim nga Mbrotja e Britanisë së Madhe dhe një ish-komandant i forcave të Shteteve të Bashkuara thanë se së shpejti Rusia mund të gjendet në defanzivë.
“Ukraina po e mposht Rusinë”, tha burimi për Daily Mail.
“Rusia po përballet me humbje në njerëz dhe me mungesë të energjisë. Derisa ne vazhdojmë të bëjm presion, atyre u mbesin 10 deri në 14 ditë para se të arrijnë pikën e tyre kulminante. Kjo është koha kur fuqia e rezistencës së Ukrainës duhet të bëhet edhe më e fuqishme se sa forca sulmuese e Rusisë.”
Në anën tjetër, gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, Ben Hodges, ka parashikuar se forcat ruse nuk do të jenë në gjendje për të vazhduar sulmin e tyre në Ukrainë pas 10 ditësh duke filluar nga tani- nëse Ukraina ia arrin të mbahet kaq gjatë.
Komandanti i ushtrisë amerikanë për Evropë për tre vite vuri në pah tri deficitet kyqe që po e zbrapsin ushtrinë e Rusisë.
“Ata nuk kanë kohë, ata nuk kanë fuqi në njerëz dhe unë mendoj se ata nuk kanë municion”, tha Gen Hodges për MSNBC.
“Kjo nënkupton se ata nuk do të jenë në gjendje për të vazhduar sulmin e tyre”, shtoi ai.
Gjithashtu ka pasur raportime se disa anëtarë të forcave të armatosura të Rusisë po refuzojnë t’u binden urdhërave.
/TV Malisheva