Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqyrtuar ankesën e partisë Iniciativa e Re Demokratile e Kosovës Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) paraqitur ndaj partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës paraqitur kundër subjektit Partia Liberale Egjiptiane për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, vendosjes së posterave njoftues me sloganetë partisë në trafostacionin dhe shtyllën elektrike

PZAP e ka pranuar si të bazuar ankesën e IRDK’së ndaj PLE’së dhe i ka shqiptuar dënimin prej 1 mijë e 100 eurosh të cilin subjekti politik është i detyruar ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit.

“Vendosja e njoftimeve, pllakateve dhe posterëve, ose përndryshe, vendosja e emrave të tyre ose sloganeve në lidhje me fushatën zgjedhore brenda ose jashtë ndërtesave publike ose godinave, në apo mbi rrugët publike, në shenjat publike të trafikut, brenda ose jashtë hapësirave ose ndërtesave të zëna, ose ndryshe që shfrytëzohen nga organizatat ndërkombëtare, ose brenda ose në hapësirat private pa lejen e pronarëve ose shfrytëzuesve”, bën të ditur PZAP.

Share.