Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancën e mbajtur sot ka shqyrtuar ankesën e paraqitur nga koalicioni NISMAAKR-PD, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me të cilën ka kërkuar që të anulohen
si të parregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia, përmes postës, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës.Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur poshtë ankesën duke e quajtur si të pasafatshme.

Paneli pasi që e vlerësoj afateshmërinë e ankesës gjeti se e njëjta është e pas afatëshme ngase ankuesi i referohet parregullsive në QNR ku mund të paraqitet ankesë në PZAP brenda 24 orëve nga ndodhja e shkelës së supozuar nga kjo rezulton se e njëjta është paraqitur pas afatit ligjor të përcaktuar me dispozitën ligjore të nenit 105 paragrafi 1 të LZP-së”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Share.