Sot bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it, duke bërë që trupat e NATO-s në Kosovë nga sot të udhëhiqen nga Turqia.
Ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccia dhe turkut Ozkan Ulutas bëhet sot në ora 11:00.
Në prag të marrjes së detyrës së komandantit të ri të KFOR-it, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani javë më parë kishte takuar gjeneralmajor Ozkan Ulutas, shoqëruar nga komandanti aktual, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.
Presidentja Osmani shprehu besimin e plotë në bashkëpunimin e ngushtë me gjeneral Ulutas gjatë udhëheqjes së tij të KFOR-it në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon.
Po ashtu, gjatë takimit Osmani ka theksuar nevojën për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, në funksion të menaxhimit efektiv të sfidave të mjedisit të sigurisë rajonale dhe më gjerë.
/TV Malisheva