Aktori Eddie Hassell, i njohur më së miri për rolin e tij në filmin e nominuar për ‘Oscar’, “The Kids Are All Right” dhe për paraqitjen në serialin “Surface”, ka vdekur në moshën 30 vjeçare.
Departamenti i Policisë në Grand Prairie, Texas konfirmoi se Hassell, i cili kishte lindur në po këtë shtet, u qëllua në atë që duket të jetë një incident për makinë, megjithëse ata ende po hetojnë krimin.
“Të dielën, 1 nëntor 2020, rreth orës 1:50 të mëngjesit, Oficerët e Policisë së Grand Prairie iu përgjigjën një raporti të një të shtënave në bllokun 3000 të rrugës West Bardin. Pas mbërritjes, oficerët gjetën viktimën Eddie Hassell, 30 vjeçar, nga Waco, duke vuajtur nga plagë me armi zjarri”, thuhet në deklaratën e departamentit të publikuar në Twitter.
“Oficerët i dhanë ndihmën e parë viktimës dhe ai u transportua në një spital të zonës ku më pas vdiq”, shton deklarata. “Motivi është ende nën hetim, por detektivët mund të konfirmojnë se një makinë u mor nga vendi i ngjarjes dhe u gjet më vonë”.
Hetuesit po kërkojnë ndihmën e publikut në identifikimin e të dyshuarit ose të dyshuarve duke ofruar një shpërblim prej 2,500 dollarësh për informacionin që çon në një arrestim.
Ai ka qenë pjesë e shumë shfaqjeve të tjera përfshirë këtu, ““Studio 60 on the Sunset Strip”, “Jimmy Kimmel Live”, “Oliver Beene”, “Joan of Arcadia”, “‘Til Death”, “Southland”, “Bones”, “Devious Maids” dhe “Longmire.
Ai gjithashtu ishte pjesë e disa filmave si: “The Family Tree”, “Jobs”, “Family Weekend”, “House of Dust,” “Warrior Road” dhe “Bomb City”. /TV Malisheva