Qentë robotë kanë ekzistuar për ca kohë dhe përdoren për gjëra të ndryshme, dhe tani ata kanë edhe një detyrë tjetër.

Gjegjësisht, Forcat Ajrore të SHBA-së, në bashkëpunim me dy kompani të tjera, bënë ‘qenë robotë’ që do të ruajnë bazën ushtarake Tyndall në Florida.

Ata do të patrullojnë së bashku me ushtarët ose si ndihmësit e tyre në terrene të vështira për t’u arritur.

Në rast se ata hasin vizitorë të padëshiruar, ushtarët do të jenë në gjendje të komunikojnë me ta falë kamerave, sensorëve dhe altoparlantëve të montuar në robotë.

Krijuesit e robotit besojnë se produkti i tyre do t’i japë “sy dhe veshë” të rinj të gjithëve që punojnë në ruajtjen e kësaj baze ushtarake, por gjithashtu se kombinimi i robotikës dhe realitetit virtual do të sjellë një revolucion në sigurimin e bazave ushtarake siç i njohim ne.

Teknologjia, thonë ata, gjithashtu ka potencialin për të zëvendësuar sistemet ekzistuese të mbikëqyrjes, veçanërisht në situata kritike të tilla si kërkimi dhe shpëtimi në fatkeqësi natyrore dhe fatkeqësi të tjera. /TV Malisheva

Share.