Është qetësuar situata nga vërshimet në territorin e Komunës së Malishevës dhe përjashtuar një urë në rrugën Mirushë-Gurbardh, e cila është mbuluar nga uji, të gjitha akset tjera rrugore janë të kalueshme, ka bërë të ditur sot, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Malishevë.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hafir Rexha, ka konfirmuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme, përjashtuar rrugën Mirushë-Gurbardh, por që qytetarët kanë rrugë alternative dhe nuk është asnjë vendbanim i bllokuar.

Drejtori Rexha, ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë në terren në monitorim të situatës dhe pavarësisht rënies së nivelit të ujit në lumin Mirusha, situata do të monitorohet, pasi mund të ketë shkrirje të shpejtë të borës dhe të reshura tjera gjatë pasditës dhe mbrëmjes, bazuar edhe në parashikimin e IHMK./TV Malisheva

Share.