Qeveria e Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, do ta zhvillojë mbledhjen e radhës.
Mbledhja pritet të nisë në ora 09:30.
Ky pritet që të jetë rendi i ditës:
- Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e tyre me Ligjin Nr. 05/L-031 per Procedurën e Përgjithshme Administrative, Faza e Dytë (MPB);
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e listës së pozitave për përfitimin e shtesës për kushte specifike të punës (MFPT);
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 09/67 të datës 9 mars 2022 për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava, Sh. A. Gjilan (KM);
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronës së paluajtshme ish shoqërore P. Shy IGK Ballkan” Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (MMPHI);
- Të ndryshme.
/TV Malisheva