Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi zhvilloi një vizitë ngushëlluese në familjen Abazi në Komunën e Gjilanit, e cila humbi dy djemtë, gjate tërmetit të datës 26 nëntor. Pas shprehjes së ngushëllimeve të atit dhe familjarëve të tjerë, ambasadori i bëri me dije vendimin e sotëm të qeverisë shqiptare për ta ndihmuar familjen Abazi me shumën prej 16.000 euro. Familjarët e vlerësuan këtë akt, ku i ati i viktimave u shpreh se “Falënderoj qeverinë shqiptare që nuk i ndau fëmijët e mi dhe nga viktimat e tjera”. Në këtë vizitë, ambasadori u shoqërua nga kryetari i Komunës Lutfi Haziri si dhe nga anëtarë të Këshillit Komunal të Gjilanit.

Share.