Kampioni i Kosovës, Ballkani ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar Komunën e Suharekës për t’i ndarë mjete financiare në vlerën e 80 mijë eurosh.
Komuna e Suharekës kishte aprovuar një vendim për t’i ndarë mjete prej 80 mijë eurosh kampionit të Kosovës, Ballkanit, për sezonin e ri dhe garat evropiane.
Megjithatë, vendimi nuk është aprovuar edhe nga Qeveria e Kosovës, e cila ka vendosur t’ia bllokoj mjetet financiare, të cilat komuna i ka ndarë me procedurë të rregullt.
Ky vendim i Qeverisë ka bërë që Ballkanit të reagojë me shqetësim me anë të një komunikate zyrtare.
Postimi i plotë:
REAGIM
I nderuar Kryetar z. Bali Muharremaj,Të nderuar asambleist të Komunës sonë faleminderit për mbështetjen finaciare, për të përkrahur klubin tonë në rrugen Europiane,
Me keqardhje ju njoftojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të na bllokoj mjetet financiare të cilat komuna jonë i ka ndarë në procedurë të rregullt.
Jemi thëllësisht të shqetësuar që në këtë kohë kur ne si klub duhet të përfaqësojmë jo vetëm FC Ballkanin por edhe shtetin e Kosovës në garën me prestigjioze të futbollit Europian në ligën e kampionëve të UEFA-së, qeveria e shtetit tonë shikon vetem me ane negative avancimin e rinise sonë .
Nëse shteti ose qeveria në fjalë nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj në rrugëtimin tonë i cili është bërë me shumë sakrifica biznesore dhe familijare duke punuar dhe investuar në sport, ku shumë familje në klubin e FC Ballkanit marrin paga duke mbajtur familjet e tyre, në këtë formë të neglizhimit po largohen investitoret edhe sportistët tanë nga vendlindja e tyre.
Sidoqoftë, ne si klub dhe komunitet i gjërë sportiv asnjëherë nuk do të dorëzohemi pasi që kemi pasur sfida edhe më të mëdha në jetë .
Andaj, të dashur tifoz dhe qytetar tanë, asnjë teke ose tentim i indvidit apo grupit të individëve nuk mund të na ndalë nga misioni ynë i shenjtë i të bërit FC Ballkani dhe Kosovën vend me të cilin do të krenohemi edhe më tutje.!
Krenar me Suharekën tonë 🙏❤️