Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka aprovuar edhe kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetje financiare për zbatimin e masës 4.3 – mbështetja e kulturës dhe sportit.
Me vendimin e aprovuar dje janë ndarë mjete financiare në shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës për të garuar në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”./TV Malisheva