Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga muaji nëntor, shtatë kategori nga Policia e Kosovës do të marrin shtesa e rrezikshmërisë.

Sa i përket takimit të së enjtes në Bruksel ai tha se do të fals në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë.

“Pas shqyrtimeve dhe analizave me Ministrinë përkatës si qeveri kemi ardhur deri te propozimi për shtesat e rrezikshmërisë të cilën do ta propozoj para jush. Përfshihen shtatë kategori te pozitave në Policinë e Kosovës të cilat janë subjekt i shtetasve të rrezikshmërisë, shtesat për njësitet elitare, njësia speciale intervenuese, njësia për ndërhyrje të s shpejt dhe njësia për mbrojtje të afërt, janë 150 euro shtesë të pagës bazë, 120 euro shtesë për njësinë speciale operative, K9 dhe njësia për eksploziv dhe demonim”.

“Pjesëtarët e patrullës kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat që njëherazi përbëjnë numrin më të madhe t policisë së Kosovës do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policëve që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe menaxhim të operacioneve do të ndahen nga 50 euro dhe 45 euro shtesë të rrezikshmërisë. Kjo zgjidhje merr parasysh situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe do të vazhdoj për sa kohë të jetë e nevojshme”.

/TV Malisheva

Share.