Qeveria e Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare për marrje të kredive. Njëra për zhvillimin e sektorit te energjisë dhe përmirësimin e rrjetit të transmetimit, kurse tjetra për projektin e ngrohtores solare të Prishtinës.

Qeveria në mbledhjen e sotme, ka emëruar edhe Bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Infrakos.

“Edona Nahi kryesuese, Genc Hyndozi anëtar, Besarta Uka anëtare dhe Fitim Rraci anëtar”.

Ekzekutivi vendosi masa kufizuese kundër Grupit Wagner-një etnitet ushtarak privat i painkorpruar, me bazë në Rusi.

Ndërkaq, ndan sërish mjete për mbështetjen financiare për gazetarët ukrainasë dhe afganë, të strehuar në Kosovë.

Në anën tjetër, ekzekutivi ndau edhe 6 milionë euro si mbështetje për subvencionimin e energjisë elektrike.

/TV Malisheva

Share.