Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen e pestë nën udhëheqjen e kryeministrit Avdullah Hoti, në të cilën ka aprovuar Planin e Punës së Qeverisë për vitin 2020 dhe planin Indikativ të Punës së Qeverisë për vitet 2021-2022.
Kryeministri Avdullah Hoti ka shpalosur planin e punës ku tha se fokus mbetet rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë e dialogu me Serbinë.“Plani i punës përmban 11 prioritete, 58 objektiva dhe 126 projektligje”.
“Prioriteti për menaxhimin e pandemisë me pas rimëkëmbja ekonomik, plani zhvillimor ekonomik, dialogu me Serbinë, shëndetësia, bujqësia, minierat, mbrojtja sociale, sporti e të tjera në përputhje me Kuvendin”.
“Është plan ambicioz i punës të ligjet, por kërkoj angazhim maksimal nga ana e juaj”, tha ai.Qeveri gjithashtu ka miratuar propozim-vendimit për konfirmimin e vullnetit të Qeverisë për disa vendime të mbetua në procedurat e Kuvendit të Republikës së Kosovës.Zv.kryeministri, Driton Selmanaj propozoj që vendimet e mbetura të procedohen në Kuvend.
“Qeveria duhet të deklarohet me vendimet që kanë mbetur. Propozohet të procedohen në Kuvend dhe planin financiar për vitin 2020. Kodi i procedurës penale, programi kombëtar”.
Qeveria po ashtu ka miratuar edhe Projekt Rregulloren për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nr për Fushat e Përgjegjësive Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive./Tv Malisheva