Me kërkesë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen korresponduese, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale.
Në harmoni me Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2020, Ministria e Financave dhe Transfereve, ka kërkuar nga Qeveria që të aprovojë vendimin për ndarjen e 10 milionë e 900 mijë eurove për zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale të aprovuar nga Qeveria e Kosovës me vendimin e datës 30 mars 2020.
9 milionë e 400 mijë euro janë ndarë për Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe 1 milion e 500 mijë euro për Ministrinë e Financave dhe Transfereve.
Mjetet e ndara do të merren nga kontingjenca në Ministrinë e Financave dhe Transfereve në kategorinë e shpenzimeve dhe mallrave dhe nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve/TVMalisheva