Qeveria e Kosovës ka njoftuar mbi takimin e kryeministrit Albin Kurti me liderët evropianë në Bruksel.

Sipas qeverisë përderisa Kurti ka nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga Bashkimi Evropian, njësoj nuk ka vepruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Përkundër kësaj oferte gjeneroze të Kryeministrit Kurti, Presidenti i Serbisë, Vucic, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023″, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kurti ka deklaruar ka se veç nënshkrimi i marrëveshjeve nënkupton pranim dhe garantim të tyre, duke iu referuar Marrëveshjes Bazike të Brukselit të arritur në shkurt sivjet dhe Aneksin e Zbatimit të arritur në Ohër, bëhet e ditur në një komunikatë për media të enjten në mbrëmje nga Qeveria e Kosovës.

I pari i ekzekutivit i ka cilësuar dokumentet e Brukselit dhe Ohrit si sukses të përbashkët me Bashkimi Evropian.

“Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa”, thuhet në komunikatë.

/TV Malisheva

Share.