Qendra e Mjekësisë Familjare në Malishevë ka lajmëruar se kjo qendër po ka probleme me mungesë të barnave esenciale dhe nuk është furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë me insulinë.
Postimi i plotë:
Njoftohen të gjithë pacientët e komunës së Malishevës, të cilët janë insulinëmarrës, se kemi mungesë të insulinave, pasi që nuk jemi furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë .
Për çdo ndryshim të gjendjes do të ju informojmë me kohë.
Falemnderit për mirëkuptimin /TV Malisheva