Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet regjionale po trajtohen 629 pacientë, prej tyre 448 të konfirmuar me COVID-19, gjersa 390 janë në oksigjeno-terapi.

Sipas raportimeve nga klinikat e QKUK- së dhe spitalet e përgjithshme, 42 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 20 në respiratorë dhe 22 me CPAP- maskë.

Në QKUK janë të hospitalizuar 261 pacientë- nga ta 217 të konfirmuar me COVID- 19.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 368 pacientë, kur te konfirmuar me COVID-19 janë 231./Tv Malisheva

Share.