Po ju sjellim recetën e shkëlqyeshme për një kafjall pak më ndryshe, i cili njëherësh do t’ju ëmbëlsojë
Përbërësit:
– 2 filxhanë fjolla tërshëre;
– 2 filxhanë qumësht bajameje;
– ¾ e filxhanit ujë;
– 2 banane (njëra e prerë në kube, tjetra në rrathë);
– ¼ e lugës së vogël ekstrakt bajameje;
– ¼ e lugës së vogël ekstrakt vaniljeje;
– 2 lugë kakao pluhur;
– 1 lugë mjaltë;
– 1/3 e filxhanit arra të grira;
– kripë sa mund të kapet me gishta;
– kanellë sa mund të kapet me gishta;
– 2 lugë çokollatë të grirë imët me përqindje të lartë kakaoje.
Përgatitja:
Nxehni në tenxhere qumështin e bajameve, ujin, kubet e bananes; ekstraktet e vaniljes dhe të bajameve dhe kripën.
Kur të fillojë të vlojë, hiqeni nga zjarri dhe përzieni fjollat e tërshërës, kakaon dhe një lugë mjaltë.
Kthejeni tenxheren në zjarr dhe zieni në temperaturë mesatare, duke e përzier herë pas here derisa fjollat e tërshërës të zbuten, rreth 6 deri në 7 minuta.
Kur të përfundojë zierja e qullit qiteni në tepsi dhe sipër vendosni rrathët e bananes, një lugë mjaltë dhe arrat e grira.
Sipas dëshirës, sipër mund t’i shtoni edhe kanellë dhe copa të vogla të grira çokollate me përqindje më të madhe kakaoje./ Tv Malisheva