Po ju sjellim racion të përsosur për ta filluar ditën
Përbërësit:
– 1 filxhan qumësht apo ujë;
– 1 ½ filxhani thërrmija tërshëre;
– 1 banane e pjekur;
– 1 lugë lëng limoni;
– 1 kripë sa mund të kapet me gishta;
– 1 kivi të ngrirë në feta.
Përgatitja:
Ujin apo qumështin zieni në një enë, pastaj shtoni qullin e tërshërës dhe ulni temperaturën.
Bananen e pjekur shtypeni me pirun, qiteni në enën me qull dhe përzieni.
Kur të avullojë pak, shtoni lëngun e limonit dhe kripën.
Kur qulli të bëhet i dendur, shërbejeni me kivin e grirë.
Ju bëftë mirë, –/Tv Malisheva