Këngëtari amerikan R. Kelly është dënuar me 30 vjet burg për krime seksuale, raporton BBC.

Në shtator të vitit të kaluar, një juri në Nju Jork dënoi 55-vjeçarin për shantazh dhe krime seksuale gjatë tre dekadave në industrinë e muzikës.

Prokurorët thanë se Kelly përdori famën dhe karizmin e tij për të gjetur viktima.

Dëshmitarët thonë se viktimat shpesh shpresonin se Kelly do t’i ndihmonte në karrierën e tyre dhe u gjendën në një situatë ku ai kërkonte bindje të pakushtëzuar prej tyre dhe i ndëshkonte ndryshe.

I lindur në Çikago, muzikanti, emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, ka kaluar tashmë gati tri vjet pas hekurave.

Ai aktualisht po përballet me kallëzime të veçanta penale në tri raste të tjera.

Share.