25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj, e cila humbi kontrollin e makinës dhe ra në lumin Osum, ndërsa humbi jetën bashkë me të birin 6 vjeç, kishte vetëm 20 ditë që kishte marr patentën.
Edhe pse pa eksperiencë në makinë, 25-vjeçaria u fut në një parakalim të gabuar që i kushtoi jetën bashkë me djalin.
Sipas ekspertizës paraprake vdekja është shkaktuar nga mbytja si pasojë e qëndrimit të gjatë në ujë.
Dje u publikuan edhe pamjet nga momenti i aksidentit tragjik në rrugën ‘Antipatrea’ në Berat, ku në mes të ditës, krejt papritur e reja humbi kontrollin pas një parakalimi me mjetin e saj ‘ML’ dhe pas disa manovrash, theu kangjellat e rrugës dhe përfundoi në lumë.
Familjarë, miq e të afërm të familjes Xhaferraj, kanë përcjellë në orën 13:00 akt-mortet e dy viktimave të aksidentit në varrezat e Burdulliasit. Komshinj të viktimave shprehen se, Klaudia ishte një vajzë e edukuar, një nuse shembullore dhe një familje e rregullt.
“Ishte një vajzë e mirë, i respektonte të gjithë në lagje, kishin blerë një shtëpi këtu në lagjen Çlirim, pas ardhjes nga emigrimi të bashkëshortit të Klaudias, Gjergji Xhaferraj. Lajmin e morëm vesh nga mediat dhe u tronditëm shumë. Klaudia dhe fëmijët vinin çdo ditë dhe blinin në dyqanin tim, ende edhe sot nuk e besojë që kanë vdekur”, shprehet Fizja, shitësja e dyqanit ushqimor të lagjes”.