Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka vizituar qendrat e votimit në veri.

Radoniqi ka qenë i shoqëruar edhe nga anëtarët tjerë të KQZ-së.

Kryetari i KQZ-së ftoi qytetarët të dalin në votime.

“Sot si përfaqësues i KQZ-së se bashku me anëtarët tjerë erdhëm me pa qendrat e votimit. Procesi është duke shkuar në rregull, nuk ka ndonjë problem, ftoj qytetarët e katër komunave të dalin në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë. Ne si KQZ kemi ndërmarrë të gjitha masat që procesi të shkojë në rregull.  Siguria është në nivel.”, tha ai para mediave.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës.

Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues.

Situata aktuale është e qetë dhe gjithçka po shkon sipas planit të paraparë. Kur kanë kaluar tre orë nga hapja e qendrave të votimit, vërehet numër jo i madh i qytetarëve, të cilët po dalin për ta ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Policia e Kosovës gjithashtu po qëndron afër këtyre qendrave, sidomos atyre alternative, të cilët po vëzhgojnë situatën nga afër.

KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

/TV Malisheva

 

Share.