Kundër Interit dhe Spezias Milanit i mungoi shumë Rafael Leao pasi u lëndua kundër Lazios. Megjithatë, tetë ditë pas problemit muskular, portugezi pritet të rikthehet kundër Interit duke qenë se ai zhvilloi stërvitje bashkë më grupin, përveç ndeshjes së fundit praktike.
Prandaj sulmuesi portugez po shkon drejt rikuperimit të plotë në funksion të ndeshjes kthyese të Ligës së Kampionëve të martën më 16 maj.
Milanit do t’i duhet një paraqitje e shkëlqyer për të përmbysur rezultatin 2-0 nga ndeshja e parë dhe me Leaon shanset rriten ndjeshëm.
/TV Malisheva