Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka folur për vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq në Kosovë.
Rakiq ka thënë se ardhja e saj do të thotë shumë për të gjitha çështjet.
“Ardhja e saj do të thotë se ne jemi për paqen dhe stabilitetin dhe se jemi për qëndrimin dhe mbijetesën”, ka thënë Rakiq për RTS.
Kujtojmë që ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka dhënë leje Bërnabiqit që të vizitojë Kosovë.
Përndryshe, edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci pritet që ta vizitojnë Luginën e Preshevës./TV Malisheva