Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Rama ka thënë se do të bashkohen me aleatët e NATO-s dhe BE-së për të dënuar ashpër agresionin e Rusisë.
“Ne bashkohemi me aleatët tanë të NATO-s dhe BE-së në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, ka shkruar Rama.
We join our @NATO and #EU allies in the firm condemnation of Russia’s agression. Our thoughts are with the Ukrainian people.
— Edi Rama (@ediramaal) February 24, 2022
/TV Malisheva