Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është e trishtueshme të shohësh Greqinë duke vuajtur nga zjarret.
Rama ka shkruar se të gjithë grekët që po luftojnë me zjarret meritojnë solidaritetin e plotë.
“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”, ka shkruar Rama.
Greqia po përballet me shpërthime zjarresh, të nxitura nga thatësira javësh dhe erëra të forta.
/TV Malisheva