Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Rama thotë se Agjencia e Statistikave të Kosovës në muajin Prill 2024, do të bëjë Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave të vendit në Republikën e Kosovës dhe është shumë e rëndësishme që ju të merrni pjesë në regjistrim.

“Regjistrimi i Popullsisë është tejet i rëndësishëm për Kryeqytetin pasi nëse Kryeqyteti si institucion e po ashtu Qeveria e Republikës së Kosovës kanë një regjistër të saktë të popullsisë, mund të ndajnë burimet dhe shërbimet në mënyrë të drejtë dhe efikase sipas nevojave të popullsisë. Kjo përfshinë ndarjen e fondeve, infrastrukturës, shërbimeve shëndetësore, arsimit, dhe shërbimeve të tjera publike”, thotë kryetari i Prishtinës në reagimin e bërë në Facebook.

/TV Malisheva

Share.