Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka lëshuar 22 urdhër-arreste për dosjen 339, komisionerë në disa qendra votimi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, të cilët kanë lejuar me dashje disa persona të votonin në emër të disa votuesve. Nga 22 të arrestuarit 14 prej tyre janë përfaqësues politikë të PD,LSI dhe PS.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas këtij lajmi, se ata janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum. Sipas tij, ky është një mësim se përse duhet depolitizimi i administratës zgjedhore, të cilin e kundërshtoi PD-LSI në Këshillin Politik.

Reagimi i zotit Rama në Twitter

Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Dibrës, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!

Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!

Share.