Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se pavarësisht zhvillimeve në Kosovë dhe kërcënimeve ushtarake serbe, iniciativa “Ballkani i Hapur”, është rruga e duhur e përbashkët e dy vendeve.

Në konferencën për medie, Rama tha se në këtë temë nuk ka pajtueshmëri me palën kosovare, por ky mosdakordim nuk ndikon në marrëdhëniet me kryeministrin Kurti.

Ndërkohë tha se nuk ka pasur asnjë bisedë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për temën e reciprocitetit ndaj targave të automjeteve.

“Tani jam edhe më i bindur se sa që isha se Ballkani i Hapur është rruga jonë. Rruga jonë e përbashkët për të mirën e përbashkët. Natyrisht se kemi mos dakordësi më Albinin, kjo është politikw dhe duhet të trajtojmë si të tillë, marrëdhëniet tona nuk ndikohen”, tha ai./TV Malisheva

Share.