Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij në Panairin e Verërave në Beograd në gjuhën shqipe, duke theksuar se është më mirë që rajoni të jetë i bashkuar sesa me shpinë të kthyer nga njëri-tjetri.

Ai tha se “Ballkani i Hapur” është një nismë për bashkim në paqe, në mënyrë që në vendet e Ballkanit të kthehet shpresa dhe njerëzit mos të largohet.

Rama ka folur me tej se në fjalimin e tij të parapërgatitur është shkruar se Shqipëria është vendi i parë që e ka prodhuar verën në rajon, që daton që në kohën e bronzit. Por ky fakt sipas tij nuk ka rëndësi, sepse rajoni ka humbur shumë kohë parë se kush është i pari ose më i miri.

Kryeministri shqiptar ka thënë gjithashtu se panairi i verës është shume prestigjioz në nivel evropian, duke shtuar se 22 prodhues shqiptar të verës janë të pranishëm në panair.

/TV Malisheva

Share.