Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e parë ndërqeveritare në mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila po mbahet në Bruksel, ka thënë se tha se integrim i plotë në Evropë për Shqipërinë është një çështje për jetë a vdekje.

Rama ka thënë se Shqipëria zgjodhi t’i jap gjithçka Evropës.

“E bëmë sepse besojmë në këtë hapësirë paqeje dhe lirie. Por edhe sepse frymëzon një mënyrë tjetër të menduarit. Një mënyrë që shkëputet njëherë e përgjithmonë me të kaluarën. Evropa me vlerat, parimet e standardet e saj që është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër. Një Ballkan i hapur i katër lirive të BE-së. Duke nisur nga sot, bisedimet nuk e bëjnë ëndrrën ton realit, por bëhet një realitet më i mirë për të ndjekur ëndrrën.

Ajo që kemi arritur deri tani, është vetëm fundit i fillimit. Të gjithë e dinë, rruga jonë nuk ka qenë e lehtë. Vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë mes punës së palodhur, premtime të pa-mbajtur dhe rinisjeve të vështira. Një përpjekje për të arritur majat dhe e kthyer poshtë herë pas herë si në ‘Mitin e Sizifit’. Ne vazhduam duke mos e humbur besimin edhe kur u përballëm me shuplakën në e padrejtë në fytyrë. Çfarë unë besoj se është e vërtetë, më duhet ta ruaj, atë që më duket kaq e qartë edhe kundër meje, më duhet ta mbështes.

Në ato pak vite që lam pas, zinxhiri i refuzimeve për të nisur bisedimit u zgjerua nga ngjarje të tmerrshme si tërmeti, pandemia dhe e fundit lufta. Nëse një zot do t’i kishte planifikuar këto pengesa për të testuar angazhimin tonë, nuk do ishin në gjendje të dilnin në një kombinim shkatërruar. Por ne dolëm më të mirë dhe më të fortë”, tha ai.

Rama u shpreh se reforma në drejtësi kaloi në fazën e zbatimin dhe sot janë vendi më i zhvilluar në rajon në këtë drejtim.

/TV Malisheva

Share.