Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga konferenca e vendeve islamike për bashkëpunime ku dhe falënderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit së 26 nëntorit, tha se i gjithë ky solidaritet është larg së qeni mjaftueshëm për atë që ka nevojë vendi për të kapërcyer tragjedinë.

“Unë nuk ofroj një ringjallje, por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Më lini t’iu kërkoj falej nëse përsëris veten, por kjo dritë u pa të Turqia. Turqia e provoi se i përmbahet urtisë së saj se nuk braktisi një mik të saj. Për këtë dhe për premtimin e presidentit për të ndërtuar 500 banesa kam ardhur t’iu falënderoj e që të bashkohuni me ne në këtë udhëtim të dhimbshëm. Dëshiroj që katastrofa të kthehet në frymëzim, dhimbja në forcë, shkatërrimi në peisazh të bukur. Nuk mund të resht së menduari se tërmeti na ka sfiduar si asnjëherë tjetër. Të dhënat tona paraprake janë tronditëse dhe shumica e ndërtesave, të cilat janë shumë katëshe janë dëmtuar, kjo është arsyeja pse nuk kemi një shifër finale pasi po kontrollohen akoma. Dëmi shkon përtej asaj që ne përballojmë, nëse nuk na ndihmojnë. Duke iu kërkuar falje që ndërhyra në konferencë për një temë të t illë, iu falënderoj për durimin zoti iu bekoftë”, tha kryeministri në fund.

Kryeministri Rama kërkoi edhe ndihmë në këtë rrugëtim të dhimbshëm.

“Pas 26 nëntorit me 51 të vdekur mbi 900 të plagosur qëndroj para jush për t’iu kërkuar ndihmë. Falënderoj secilin prej jush, vëllezërve tanë qoftë bamirësia juaj e pranuar. Ishin të shumtë ata që kanë ndihmuar, të moshuara me një pension të vogël, kanë ndihmuar gjithashtu, të rinj e të reja në diasporë kanë ardhur e kanë punuar vullnetarisht. Unë nuk ofroj një ringjallje, por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Më lini t’iu kërkoj falej nëse përsëris veten, por kjo dritë u pa të Turqia. Turqia e provoi se i përmbahet urtisë së saj se nuk braktisi një mik të saj. Për këtë dhe për premtimin e presidentit për të ndërtuar 500 banesa kam ardhur t’iu falënderoj e që të bashkohuni me ne në këtë udhëtim të dhimbshëm”, tha ai.

Share.