Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka dhënë njoftim të rëndësishëm lidhur me sëmundjen e kancerit të gjirit.

Ai nëpërmjet postimit në profilin e tij, ka njoftuar se Drejtori i shëndetësisë, Izet Sadiku ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me nutricionisten e njohur, znj.Albulena Shabani, që të bëjë matjen e vitaminave dhe mineraleve si dhe do të ofrojë konsulta për të gjitha gratë e burrat e prekur nga kjo sëmundje.

“Mos harroni, JU DO T’IA DILNI!”, shkroi Rama, duke i motivuar të gjithë të prekurit me këtë sëmundje.

/TV Malisheva

Share.