Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se me presidentin francez Emmanuel Macron, Shqipëria do të mbështesë një proces evropianizimi me vepra dhe jo me fjalë.

Rama në konferencën për media tha se  Kosova ka në tavolinë planin franko-gjerman, të cilin sipas tij nuk duhet ta refuzojë.

Ai gjithashtu theksoi se sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë.

“Por do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë më në fund për të lëvizur lirisht në BE. Ndërkohë të dyja palët kanë në tavolinë një plan franko-gjerman që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës. Unë dua të përsëris që presidenti Klinton kur ishte këtu në verë, më thuaji miqve në Prishtinë se si i ndodhi Palestinës, që kjo sot nuk kishte ndodhur, flas për në verë, ‘shiko ku është Palestina”.

Por kjo marrëveshje që është sot në tavolinë, nëse nuk e firmos nuk kthehet më. Dhe sa më shumë që do të tentoni të bëi marrëveshje, aq më të këqija do të jenë marrëveshjet. E sot unë po ju them ‘shikoni ku është Palestina’.

Por unë them sot që është një vend që nuk është shkatërruar nga Izraeli, por nga një grup pengmarrësish.

Unë jam i bindur që e mira e madhe e Kosovës është jo që të ulet në tavolinë, por të firmosë të gjithë marrëveshjen edhe sikur Serbia të mos e dojë kurrë, dhe më pas t’ja lërë në dorë BE-së. Sepse e bën për veten e vet, paqja bëhet për vete, ajo bëhet me armikun nuk bëhet me mikun. Nuk mund të flasësh në telefon me mikun që t’i thotë armikut”, tha Rama.

“Kosova ka në krah të gjithë çlirimtarët dhe njohësit e saj dhe që të mbytet me një lugë ujë, se çfarë thotë apo presidenti i Serbisë, por duhet të sillet drejt rrugës Evropiane. Këto nuk janë kushte, por këto janë mundësi themeltare për ta çuar përpara procesin e paqes, për mua as që nuk diskutohet që Shqipëria do të mbajë flamurin e paqes, dialogut pa u kapur se çfarë bëri ai tjetri”, tha ai duke shtuar se ”Të gjitha ato që ndodhën në veri të Kosovës janë të papranueshme, zija kombëtare në Beograd ishte një skandal evropian, por kjo nuk mund të jetë një arsye për të frenuar procesin”.

Kryeministri i Shqipërisë theksoi se: “Më rrëqethet mishi kur mendoj që mund të ketë një ndalesë të procesit të liberalizimit të vizave. Por, nga ana tjetër nuk mund ta kërkojmë te presidenti Francës, por tek vetja”.

/TV Malisheva

Share.