Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tokyo, Japoni, nga 21 deri më 25 Shkurt, në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy Shqipëri-Japoni.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokyo, sipas njoftimit, Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Rama do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin i Japonisë, Fumio Kishida.

Dy vendet ndajnë interesa të përbashkëta lidhur me kujdesin shëndetësor dhe social, parandalimin e fatkeqësive, si dhe mbrojtjen e mjedisit.

Shqipëria dhe Japonia ndajnë vullnetin për të zhvilluar më tej interesat e përbashkëta, duke rritur shkëmbimet kulturore, veçanërisht në fushën e turizmit dhe duke thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Viti 2022 ka shënuar 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë.

/TV Malisheva

Share.