Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama nëpërmjet një statusi në Facebook është shprehur duke thënë se: “Tash e sa kohë, puna ime po u pengon ministrave të caktuar të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilët në vend se të ndihmojnë në zhvillimin e Kryeqytetit, bllokojnë projektet e sulmojnë me gjuhën më të ulët”.
Ditën e djeshme Kryeqyteti ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Komunën e Obiliqit, për realizimin e projektit të Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo”.
Me këtë marrëveshje Kryeqyteti ynë merr përgjegjësinë që të kryejë obligimet financiare që vijnë nga shpronësia e e pronave të cekura në këtë marrëveshje, sepse pa këtë shpronësim të Kryeqytetit, nuk do të ketë projekt.
“Më tutje, këta ministra: i mbajtën afër 30 milionë Euro buxhet të Kryeqytetit në mënyrë të padrejtë deri në muajin korrik 2023; nuk e përfshinë Kryeqytetin në përzgjedhje të projekteve të mëdha infrastrukturore siç është Salla e Operas dhe Baletit; vazhdojnë të bllokojnë projektin e Unazës së Kryeqytetit; dhe vazhdimisht refuzojnë kërkesat për bashkëpunim.
Prandaj, si Kryetar i Kryeqytetit do të vazhdoj punën me përkushtim për transformimin e Kryeqytetit në frymë bashkëpunuese dhe ju bëj thirrje ministrave përkatës të ndryshojnë qasjen në raport me Prishtinën dhe të angazhohen për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim”, tha ai.
/TV Malisheva